Pages

Tuesday, August 28, 2012

Puyol kërkon me çdo kusht të luajë ndaj Realit

 
...( tahaloqken )...

Nuk dëshiron ta humbasë El Klasikon e radhës, që do të përcaktojë fituesin e trofeut të parë sezonal në Spanjë, Karles Pyjol. Kapiteni i Barcelonës, i cili u dëmtua rëndë në mollzë në ndeshjen e kampionatit ndaj Osasunës, do të tentojë deri në momentin e fundit që të jetë pjesë e 11-shes titullare në “Santiago Bernabeu”. Prania e 34 - vjecarit në fushën e blertë është shumë e rëndësishme për skuadrën e Tito Vilanovës dhe këtë e tregojnë statistikat: Humbja e fundit e katalanasve në Madrit me Pyjol në fushë daton në maj të 2008 dhe i përkiste kampionatit. Ndërkohë në krahun tjetër sigurohet prania, të paktën në 18-she e mbrojtësit Pepe, i cili u dëmtua në kokë pas një përplasjeje të dhunshne me portierin Iker Kasillas në premierën e kampionatit me Valencian. Qendërmbrojtësi portugez, i cili mungoi në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, iu bashkua të hënën skuadrës në stërvitje dhe pritet të luajë që nga në minuta e parë në “Santiago Bernabeu.”