Gjahtarët në Namibi kanë kapur një krijesë të çuditshme që kurrë më parë nuk është parë. Xhirimi shkaktoi reagime të mëdha nëse është fjala për një qenie nga një tjetër planet, një krijesë mitike apo diçka krejtësisht e ndryshme.
Xhirimi që shfaqë një krijesë pazakontë të kapur në Afrikë, është parë 250 mijë herë në vetëm një ditë. Në përshkrimin e tij thuhet se gjuetarët lokale në Namibi kanë parë një krijesë të çuditshme, në kërkim të ushqimit. Një nga gjuetarët e goditi me një plumb, pas të cilit sulm largohet në shkurre, ku gjuetarët sërish e gjejnë.
Gjahtarët kanë gjetur edhe tre qenieve të tjera të ngjashme. Njëri prej tyre i sulmoi ata, kështu që ata e vranë, ndërsa pjesa tjetër iku.
Trupi i krijesës së çuditshme është dërguar në kampin e gjuetisë, ndërsa priten ekzaminimi i tij.
Në Youtube në ndërkohë ka nisur debati i “zjarrtë” për prejardhjen e tij. Derisa disa besojnë se kjo është një fotografi e rreme, të tjerët janë të bindur për vërtetësinë. Disa madje pretendojnë të kenë parë vetë krijesa të ngjashme.
Shikojeni videon dhe gjykoni vetë se për çfarë mund të jetë fjala. Për krijesa të ndonjë planeti tjetër, mitike apo diçka tjetër!