Pages

Tuesday, August 28, 2012

Çfarë presin tifozët nga Ronaldo?

 
...( tahaloqken )...

Cristiano Ronaldo nuk është i njëjti me atë që e mbylli me shumë bujë dhe gëzim sezonin e kaluar. 46 golat e tij rezultuan vendimtarë për fitimin e kampionatit të rekordeve, ndërsa bota madrilene ende kujton atë moment ngazëllimi në “Sibeles”: Kristianon të përqafuar me Iker Kasillas. Goli i tij në “Kamp Nou”, që nxorri jashtë garë për titull Barcelonën, dhe sakrifica në fazën mbrojtëse në shumë ndeshje të kampionatit, ndikuan që edhe ata pak tifozë, të cilët kishin dyshimet e tyre, ta admironin yllin portugez. Por Ronaldo i ka zhgënjyer të gjithë në dy ndeshjet e para të kampionatit aktual. Ndaj Valencias nuk goditi asnjëherë drejt portës dhe sigurisht nuk mund ta mposhte portierin Alvesh. Ishte një nga ato paraqitje ku influenca e tij në lojën sulmuese të Los Blankos rezultoi në parametrat më të ulët. Reagoi me gol në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës, në përballjen e parë të Superkupës, duke shënuar me zgjuarsi në një moment kulminant, ndonëse nuk tregoi formën e tij të zakonshme. Sepse nuk u shfaq ai Ronaldo, që bëri të heshtte këtë stadium pak muaj më parë, me gjestin e tij tashmë të sklalitur në objektivat e kamerave dhe të aparateve fotografikë. Sezonin e kaluar e nisi kampionatin i shfrenuar. Firmosi një tregolësh në La Romareda, përballë Real Saragozës në fitoren 6-0, ndërsa në ndeshjen e dytë, ndaj Getafes, arriti të realizonte vetëm një gol në triufin 4-2. Një vit më vonë, pas dy javësh kampionat, portugezi është në kuotën e zero golave, përkundrejt 4 të rivalit të tij për fitimin e topit të artë, Lionel Mesit. Tifozët e Realit kërkojnë të shohin në Santiago Bernabeu, në El Klasikon e dytë të Superkupës Kristiano Ronaldon e vërtetë, lojtarin e vetëm merenges që ka shënuar në katër takime radhazi në “Kamp Nou”. Duan të shohin Kristianon që shfryn me mllef dhe me gjeste, që udhëheq Realin drejt suksesit, dhe ajo atë të mposhtur tashmë nga Falkao dhe Mesi.