Pages

Tuesday, August 28, 2012

Falcao: Radhën e ka Chelsea

 
...( tahaloqken )...

Pas suksesit të arritur në kampionat, ku Atletico Madrid mundi me rezultatin e thellë 4-0 Athletic Bilbao, falë dhe tre golave të realizuar nga Radamel Falcao, tashmë bomberi kolumbian kthen sytë nga SuperKupa e Europës kundër kampionëve të Champios League, Chelsea-it. Në një intervsitë për të përditshmen spanjolle “AS” 26-vjecari duket i kënaqur nga forma e skuadrës dhe objektivi i rradhës është triumfi më 31 Gusht kundër Bluve të Londrës. “Jam shumë i lumtur me ndeshjen që fituam. Loja që zhvilluam ishte e jashtëzakonshme. Gjithmonë kam thënë që jam i kënaqur me Atletico Madrid dhe tani duam të realizojmë të gjitha synimet që kemi vendosur që në fillim të sezonit të ri. Skuadra është e lumtur dhe ditën e premte do të përpiqemi të fitojmë SuperKupën.” Falcao është madrileni i dytë nga klubi spanjoll që lakmon trofeun e SuperKupës, pas trajnerit Diego Simeone i cili deklaraoi se skuadra do të bëjë të pamundurën për të fituar edhe pse nuk do të jetë e lehtë, pasi Chelsea është në formë mjaft të mirë dhe këtë gjë e vërtëton dhe performanca në kampionat.